LAJME

Kryeministri Kurti priti sot në takim Ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamara Ziv

Kryeministri Kurti priti sot në takim Ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamara Ziv
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Shkurt 2024, 17:43

Kryeministri Kosovës, Albin Kurti sot ka takuar Ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamara Ziv.

“Së bashku folën për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve që sot shënojnë tre vjetorin e vendosjes së tyre dhe vullnetin e dyanshëm për thellimin e mëtejmë të tyre sidomos në fushën e ekonomisë. Në këtë drejtim, ata diskutuan rreth mundësisë për organizimin e një Forumi Ekonomik që do të shërbente si mundësi për të promovuar bashkëpunimin ekonomik dhe mundësitë për të investuar në Kosovë.

Më tej, kryeministri Kurti falënderoi ambasadoren Ziv për komunikimin e afërt dhe mbështetjen e vazhdueshme. Ai u shpreh mirënjohës për vendimin e shtetit të Izraelit për të liberalizuar vizat për qytetarët e Republikës së Kosovës në vazhdën e lajmeve dhe zhvillimeve pozitive në këtë fillimvit.

Ai gjithashtu i shprehu ngushëllime ambasadores Ziv për viktimat e sulmeve nga Hamas teksa theksoi mbështetjen e Qeverisë për të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur, dhe uroi që së shpejti do të mund të arrihet një armëpushim i qëndrueshëm i përhershëm”, thuhet në komunikaten për media nga Zyra e Kryeministrit.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika