Sot, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në zyrën e tij ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
Kryeministri Kurti priti në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi

Ambasadori Minxhozi e falënderoi kryeministrin Kurti për vendimin që mori Qeveria në mbledhjen e fundit me propozim të Ministrisë së Punëve të Brendshme, për t’i liruar nga obligimi për pajisje me leje pune afatshkurtër shtetasit e Republikës së Shqipërisë.Ky vendim, i cili është zvarritur për shumë vite nga qeveritë e kaluara, ua lehtëson qytetarëve shqiptarë jashtëzakonisht qëndrimin në Kosovë.
Kryeministri Kurti dhe ambasadori Minxhozi u dakorduan që duhet vazhduar me shembuj të tjerë të këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen e afërt.“Shtetet dhe qeveritë tona duhet dhe do të angazhohen për të mirën e përbashkët të qytetarëve tanë”
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

