LAJME

Kryeministri Kurti: Pavarësia Kosovës është rezultat i historisë shekullore

Kryeministri Kurti: Pavarësia Kosovës është rezultat i historisë shekullore
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Shkurt 2023, 08:42

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen festive të Qeverisë së Republikës së Kosovës të mbajtur për nder të 17 shkurtit, tha se Pavarësia e Kosovës është arritur përmes luftës dhe sakrificës dhe pavarësia jonë do të rritet vetëm përmes punës.

“Në këtë përvjetor të pavarësisë së Kosovës, detyra jonë kryesore është se kur të vije 20 vjetori, të jenë të rejat dhe të rinjtë të mund të zgjedhin Kosovën për të jetuar”, tha ai, raporton RTKlive.

Sipas tij Kosova është shembull i demokracisë në Ballkan. “Pavarësia jonë është si rezultat i historisë shekullore, ne e dimë mirë çka është bashkëjetesa”, tha ai.

I pari i qeverisë së Kosovës, tha se duhet të kemei parasysh amanetin e gjeneratave që kanë dhënë gjakun e tyre për lirin e Kosovës dhe nuk e gëzojnë atë. “Kosova nuk është produkt i rastësisë, por i historisë”, deklaroi ai./RTK/

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika