LAJME

Kryeministri Kurti në takim me Myftiun Tërnava, flasin për Projektligjin për Liritë Fetare

Kryeministri Kurti në takim me Myftiun Tërnava, flasin për Projektligjin për Liritë Fetare
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Janar 2023, 10:57

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, u prit në takim nga kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava.

Kryeministri Kurti shprehu mirënjohje për Myftiun Tërnava për përkrahjen dhe kontributin e dhënë nga ai dhe Bashkësia Islame e Kosovës.

Në takimin e përbashkët me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe këshilltaren ligjore të Kryeministrit, Tea Blakaj Hoxha, u bisedua edhe për Projektligjin për Liritë Fetare.

Kryeministri Kurti e falënderoi Myftiun Tërnava për bashkëpunimin për këtë projektligj.

U theksua se Qeveria e merr me seriozitet garantimin dhe respektimin e plotë të lirisë fetare, në mënyrë të barabartë, për të gjithë qytetarët pa dallim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika