LAJME

Kryeministri Kurti mori pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it

Kryeministri Kurti mori pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Tetor 2024, 14:38

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR-it.

Kjo ceremoni e ndërrimit të komandës u mbajt në shtabin e KFOR-it në Prishtinë ku komandanti i deritanishëm i KFOR-it, Gjeneral Majori, Özkan Ulutas, bëri kalimin e detyrës zyrtare te Gjeneral Majori, Enrico Barduani.

Këtë javë kryeministri Kurti e kishte mirëpritur komandantin e KFOR-it Ulutas edhe në një takim lamtumirës. Gjeneral Majori, Enrico Barduani, është oficeri i 14-të italian që merr komandën dhe do të jetë komandanti i 29-të i KFOR-it.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika