LAJME

Kryeministri Kurti, merr pjesë në ceremoninë e hapjes së olimpiadës së matematikës që po mbahet në “Loyola-Gymnasium”

Kryeministri Kurti, merr pjesë në ceremoninë e hapjes së olimpiadës së matematikës që po mbahet në “Loyola-Gymnasium”
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Korrik 2022, 12:50

Në “Loyola-Gymnasium” në Prizren është hapur sot Olimpiada e tretë e matematikës për klasat 7-9, ku po marrin pjesë nxënësit nga Kosova e Shqipëria, organizuar nga shoqatat e matematikës të dy vendeve.

Në ceremoninë e hapjes, në prani të nxënësve dhe të pranishmëve të shumtë, ishte i pranishëm edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë, drejtoresha e DKA-së në Prizren,  Luljeta Veselaj – Gutaj etj.

Të pranishmit përmes internetit i ka përshëndetur drejtori ekzekutiv i Asociation “Loyola-Gymnasium, Elias Koller, ndërsa drejtori i “Loyola-Gymnasium” ,Enver Sulaj e ka mirëpritur në një takim rasti Kryeministrin e Kosovës, Kurti.

Olimpiada e tretë e matematikës Kosovë – Shqipëri sivjet mbahet për herë të dytë në Asociation “Loyola-Gymnasium”, e cila e mbështet me tërë kapacitetet e saj këtë organizim të rëndësishëm që nxit dijen dhe kreativitetin e nxënësve.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika