Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se i ka kërkuar kryeministres serbe, Ana Bërnabiq, nënshkrimin e marrëveshjes për normalizim të raporteve si dhe aneksit të Ohrit.
Kurti në një deklaratë për media ka thënë se këtë propozim kryeministres serbe ia ka bërë gjatë takimit të drekës por ajo nuk ka pranuar.
“Edhe sot gjatë takimit të drekës unë kam kërkuar nga kryeministrja Bërnabiq që ta nënshkruajë marrëveshjen bazike dhe aneksin e Ohrit, pra unë jam që të zbatohen ato, pikërisht tani që presidenti i Serbisë është i zënë në Kinë me vizitën atje dhe me takimet me superfuqitë lindore e verilindore”- tha Kurti në Tiranë pas samitit të Procesit të Berlinit.





