- Reklama -

Kryeministri Kurti i ftuar i nderit në darkën e shtruar nga Qarku Diplomatik i Parisit

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ishte mbrëmë i ftuar nderi në darkën e shtruar nga Qarku Diplomatik i Parisit, ku të pranishëm ishin personalitete të larta të hallkave diplomatike, politike dhe ekonomike të Francës. Ai shprehu falënderim për ftesën, një ditë para Forumit të Paqes në Paris, forum ky që mbledh liderë nga e gjithë bota.

Në një komunikatë për media nga Zyra e Kryeministrit, bëhet e ditur se në adresimin e tij para të pranishmëve, kryeministri foli për rëndësinë e solidaritetit dhe bashkëpunimit ndërmjet vendeve demokratike në avancimin e mëtejmë të shoqërive dhe në përballje me sfidat e përbashkëta. Ai theksoi nevojën, si dhe rëndësinë, që në rrugëtimin përpara të vendeve evropiane, vlerat dhe interesat të ecin gjithmonë bashkë.

- Reklama -

Sipas njoftimit, kryeministri gjithashtu foli për angazhimin dhe vlerën e shtuar të anëtarësimit të Kosovës dhe gjithë Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe NATO. Ai tha se anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është në vetë interesin ekonomik dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian dhe shteteve anëtare të tij. Në këtë drejtim, ai shtoi se u përket atyre që besojnë se zgjerimi i jashtëm i Bashkimit Evropian dhe reformat e brendshme të tij shkojnë krah për krah. “Vetëm një Evropë që dëshiron të reformohet nga brenda mund të zgjerohet nga jashtë, dhe vetëm një Evropë që dëshiron të zgjerohet nga jashtë mund të reformohet suksesshëm nga brenda; zgjerimi i jashtëm dhe reformat e brendshme janë njëkohësisht mundësi dhe kushte të njëra-tjetrës”, u shpreh kryeministri.

Kryeministri Kurti sot merr pjesë në edicionin e tetë të Forumit të Paqes në Paris, me ftesë të presidentit të Republikës së Francës, Emmanuel Macron.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort