Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se Kosova bëri hapin e parë drejt Bashkimit Evropian, e Këshilli dhe Parlamenti i BE-së, arritën marrëveshje për liberalizimin e vizave, deri në janar të 2024-s.
Kurti shkroi në Twitter të mërkurën mbrëma se ky është konfirmimi më i madh i progresit të Kosovës, në agjendat e reformave të Bashkimit Evropian.
“Sot, kur Republika e Kosovës bëri hapin e saj të parë drejt anëtarësimit në BE, Këshilli dhe Parlamenti i Bashkimit Evropian arritën një marrëveshje për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë deri në janar të vitit 2024 – konfirmim më i madh i progresit tonë në agjendën e reformave të BE-së”, shkroi Kurti.





