LAJME

Kryeministri Kurti: Gëzuar e me fat Kurban Bajrami!

Kryeministri Kurti: Gëzuar e me fat Kurban Bajrami!
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Qershor 2023, 07:26

Kryeministri i Kosovës Abin Kurti, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Ai tha se sakrifica gjithmonë ka për synim tjetrin, jo veten. Në festën e sakrificës, le të bëhemi edhe më solidarë e më zemërgjerë me të tjerët, për të mirën e përgjithshme.

“Gëzuar e me fat Kurban Bajrami!

Sakrifica gjithmonë ka për synim tjetrin, jo veten. Të mirën e përgjithshme, jo të mirat vetanake. Ajo është shërbim dhe përkushtim, që nganjëherë të pakëson, por gjithmonë të lartëson. Përmes saj heq dorë nga të qenit në qendër, për t’u bërë qendra e të tjerëve.

Në festën e sakrificës, le të bëhemi edhe më solidarë e më zemërgjerë me të tjerët, për të mirën e përgjithshme, me ata që na rrethojnë. Sot, nesër, çdo ditë të vitit”, ka shkruar kryeministri Kurti.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika