Tridhjetë krerë shtetesh dhe qeverish, duke përfshirë nënpresidenten amerikane Kamala Harris, kanë pranuar ftesë të jenë të pranishëm të enjten dhe të premten në Forumin e Paqes në Paris.
Në mesin e liderëve të ftuar figuron edhe emri i Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, njoftoi Zyra e Presidentit të Francës të hënën.
Njoftimi i dalë nga Pallati Elize, konfirmon se në forumin që do të mbahet të enjten dhe të premten do të jenë rreth 450 pjesëmarrës në tërësi, përfshirë 30 liderë vendesh.





