LAJME

Kryeministri Kurti çmon rolin e BIK-ut për çështjen kombëtare

Kryeministri Kurti çmon rolin e BIK-ut për çështjen kombëtare
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Prill 2023, 12:01

Kryeministri Albin Kurti ka qëndruar në Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK) për nder të festës së Fitër Bajramit.

Ai aty është pritur nga myftiu i Kosovës Naim Tërnava.

Në një deklarim për media pas vizitës, Kurti ka thënë se Tërnava i ka njoftuar se sa shumë është rritur solidariteti në popullsi pikërisht gjatë muajit të Ramazanit.

“Ne urojmë që përkushtimi për anën shpirtërore të njeriut gjatë jetës dhe solidariteti shoqëror e farefisnor të mos jetë i kufizuar vetëm në këtë muaj por të jetë në secilin muaj gjatë gjithë vitit”, ka theksuar Kurti.

Ai në këtë vizitë ka kujtuar rolin, sipas tij të madh, historik e shoqëror të BIK-ut në historinë e re të Kosovës.

“Te medreseja janë organizuar shumë mbledhje e takime, të cilët edhe i kanë strehuar veprimtarët politikë por edhe kanë mundësuar tubime ku janë mbajtur diskutime e vendime të rëndësishme për zhvillimet politike të asaj kohe. E dimë që nga lufta e fundit 37 imamë i kemi dëshmorë të kombit sot”, është shprehur Kurti.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika