LAJME

Kryeministri kroat: Sa më shpejt të mbahen zgjedhjet në veri të Kosovës

Kryeministri kroat: Sa më shpejt të mbahen zgjedhjet në veri të Kosovës
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Qershor 2023, 15:16

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq ka thënë se vendi i tij pret depërshkallëzim të situatës në veri të Kosovës.

Ai gjatë një deklarimi para fillimit të takimit të Këshillit të BE-së tha se dëshirojnë që të krijohen kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në komunat veriore të Kosovës në të cilat do të merrnin pjesë edhe qytetarët serbë.

“Dëshirojmë që zgjedhjet të jenë të sigurta, gjithëpërfshirëse,  zgjedhjet e fundit përjetuan bojkot. Ekziston gatishmëri që këto zgjedhje të mbahen, por e rëndësishme është që të sigurohet pjesëmarrje në to”.

“Kroacia do paqe, do depërshkallëzim, do mbajtjen e zgjedhjeve ku do të ketë gjithëpërfshirje”, tha Plenkoviq.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika