Kryeministri irlandez, Leo Varadkar, ka thënë se bashkë me kryeministrin Albin Kurti kanë zhvilluar një takim konstruktiv.
Ai ka thënë se kanë diskutuar për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve.
Varadkar deklaruar se e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian.
“Unë do ta përkrah Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës sivjet dhe të nis procesin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kosova po tregon zotim ndaj vlerave evropiane. Keni harmonizuar edhe politikat e sigurisë me ato të BE-së që është shumë me rëndësi”, ka thënë ai.
Ka shtuar se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit është jetik për të arritur një harmoni dhe për të pasur një zhvillim të mëtejmë.
Sipas tij, sivjet është më rendësi që ky stabilitet të konsolidohet.
Varadkar ka thënë se masat kufizuese ndaj Kosovës duhet të hiqen.
Ai ka thënë se Asociacioni duhet të bëhet por nuk duhet të ketë mikroshtet brenda Kosovës.