Sllovenia gjatë udhëheqjes së presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian, ka arritur ta rikthej termin “perspektivë anëtarësimi”. Ai term ka zëvendësuar termin e mëparshëm “perspektiva evropiane”, që u referohet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe pjesës Evropës Lindore, kështu të paktën pretendon kryeministri slloven Janez Jansha, transmeton Telegrafi.
“Një prej sukseseve strategjike (të qeverisë tonë) është që zgjerimin e kemi kthyer në tavolinë që është një prej projekteve strategjike të BE-së. Për këtë ka pasur shumë diskutim”, ka shtuar Jansha gjatë një fjalimi në televizionin publik slloven.
Gjatë një fjalimi tradicional në prag të festave të fundvitit, Jansha tha se gjatë këtyre diskutimeve disa herë ka theksuar se duket parë se çfarë po ndodhë në Lindje dhe çfarë ka ndodhur në Ballkan, BE-ja do të duhej të zgjerohej, duke zgjeruar hapësirën e “lirisë dhe prosperitetit”.





