• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Thursday, September 28, 2023
TV Prizreni
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
TV Prizreni
No Result
View All Result
Home LAJME

Kryeministri Hoti: Po presim të marrim vaksinën kundër COVID-19 për 20% të popullsisë

tvprizreni by tvprizreni
December 13, 2020
in LAJME, VENDI
0
Hoti paralajmëron masa më rigoroze: Vendoset në fund të javës!
0
SHARES
299
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se janë duke punuar shumë në sigurimin e vaksinës kundër COVID-19.

Hoti tha se po presin të marrin vaksina për 20% të popullsisë.

“Në anën tjetër, ministri i Shëndetësisë është në kontakt me kompaninë prodhuese të vaksinës, si dhe po punojmë me vendet partnere për të kërkuar mbështetje direkte nga to”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Më tej, kryeministri Hoti ka deklaruar se Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike është duke punuar në sigurimin e pajisjeve të nevojshme teknike për ruajtjen dhe shpërndarjen e vaksinës në të gjitha komunat.
“Instituti ka bërë gati planin e vaksinimit, duke vendosur me prioritet të moshuarit dhe qytetarët me sëmundje kronike, krahas punëtorëve shëndetësorë të cilët janë në ballë të kësaj beteje”, ka theksuar Hoti.

Postimi i plotë i kryeministrit, Avdullah Hoti:

1. GJENDJA ME COVID

Nga fillimi i pandemisë janë testuar rreth 162 mijë raste, prej të cilëve rreth 46 mijë (28%) kanë rezultuar pozitiv. Rreth 70% e të prekurve me virus janë shëruar. Fatkeqësisht, me fatalitet kanë përfunduar 1,186 raste. Shkalla e vdekshmërisë është 2.5%.

Institucionet shëndetësore kanë bërë të pamundurën gjatë kësaj kohe. Rekomandimi i tyre mbetet i njëjtë: për respektim të masave të distancimit fizik, për bartje të maskës, për pastërti të shtuar. Rrugë tjetër nuk ka derisa nuk vaksinohet një pjesë e konsiderueshme e popullsisë.

Në dy javët e fundit, si rezultat i masave të vendosura nga Qeveria në konsultim me profesionistët shëndetësorë, është arritur të ulen rastet aktive për rreth 15%. Numri i të infektuarve për 100,000 banorë ka rënë nga 257 në 100 raste. Por, situata mbetet e rëndë dhe jemi të detyruar të mbajmë masat pasi burimet e infeksionit janë kudo, në veçanti në ambientet ku ka grumbullim të qytetarëve.

Nga vlerësimi i bërë të premten e shkuar, 16 komuna janë në zonën e kuqe, 9 janë në zonë të verdhë dhe 13 në zonë të gjelbër.

Krahasuar me javën paraprake, në 5 komuna ka përmirësim dhe ato kanë kaluar nga zona e kuqe në zonën e verdhë (Pejë, Vushtrri, Shtime, Ferizaj dhe Viti). Ndërkaq, 7 komuna janë përmirësuar nga zona e verdhë në zonën e gjelbër (Klina, Hani i Elezit, Skënderaj, Partesh, Rahovec, Prizren dhe Ranillugë).

Për të mbajtur gjendjen nën kontroll, duhet të respektojmë masat. Në funksion të kësaj, kemi vendosur të përfundojmë gjysmë vjetorin e parë të shkollës më datë 18 dhjetor. Kjo do ta ulë ndjeshëm frekuentimin e qytetarëve. Kjo masë është bazuar edhe në faktin se, krahas mjekëve dhe infermierëve, si dhe policëve, që janë më së shumti të infektuar pasi kanë kontakt të drejtpërdrejt, mësimdhënësit janë gjithashtu mjaft të prekur. Të dhënat tregojnë se nga rreth 11 mijë arsimtarë që janë testuar, 15% kanë rezultuar pozitiv, ndërkaq nga rreth 7 mijë nxënës të testuar 17% kanë rezultuar pozitiv. Kjo është arsyeja e vendimit të Qeverisë për të mbyllur shkollat më 18 dhjetor.

Deri më 18 janar 2021, kur shkollat hapen prapë, spitalet tona do të jenë më pak të ngarkuar për të përballuar fluksin e pacientëve që kërkojnë shërbime spitalore.

Ne duhet të ruajmë sistemin tonë shëndetësorë. Po bëjme perpjekje maksimale të përballojmë fluksin e pacientëve të prekur nga COVID. Prandaj, me rekomandim të IKSHP-së dhe organizatave relevante ndërkombëtare, duhet të mbajmë masat dhe të forcojmë mbikëqyrjen e zbatimit të tyre. Duhet të evitojmë takimet shpërndarëse të virusit, siç janë tubimet publike, ceremonitë e ndryshme etj. Në veçanti duhet respektuar masat elementare: distanca fizike, maska dhe pastërtia e duarve dhe mos përshëndetja me duar.

2. VAKSINA ANTI-COVID

Po punojmë shumë në sigurimin e vaksinës. Jemi pjesë e koalicionit COVAX dhe presim të marrim vaksina për 20% të popullsisë. Në anën tjetër, Ministri i Shëndetësisë është në kontakt me kompaninë prodhuese të vaksinës, si dhe po punojmë me vendet partnere për të kërkuar mbështetje direkte nga to.

IKSHP po punon në sigurimin e pajisjeve të nevojshme teknike për ruajtjen dhe shpërndarjen e vaksinës në të gjitha komuna. Instituti ka bërë gati planin e vaksinimit, duke vendosur me prioritet të moshuarit dhe qytetarët me sëmundje kronike, krahas punëtorëve shëndetësorë të cilët janë në ballë të kësaj beteje.

3. GJENDJA NË SPITALE

I gjithë stafi shëndetësorë është mobilizuar dhe po bëjnë një punë të jashtëzakonshme. Sot, numri i pacientëve të shtrirë nëpër klinika në Prishtinë dhe në spitale rajonale është 874. Ne duhet tu japim mjekëve dhe infermierëve gjithë mbështetjen e nevojshme institucionale (të cilën gjë po e bëjmë) dhe morale e publike. Kritikat e drejtuara ndaj tyre janë të pavend dhe të papranueshme. Vetëm ata që janë përballur me virusin dhe kanë kërkuar shërbime spitalore e kuptojnë se çfarë pune po bëjnë ata. Sigurisht se ka probleme teknike me shtretër të mjaftueshëm dhe adekuat, apo me furnizim të plotë me barna, ose vështirësi në furnizimin me oksigjen. Por, këta profesionistë po bëjnë punë kolosale për gati një vit pa ndërprerë.

Pavarësisht kësaj situate, SHSKUK po bënë të pamundurën për të ofruar shërbimet bazike shëndetësore. Sipas të dhënave, vetëm deri në shtator janë trajtuar 93 mijë pacientë të shtrirë në spitale, janë kryer 21 mijë operacione, janë ofruar 726 mijë vizita ambulatore, janë kryer 2.1 milion shërbime laboratorike, janë kryer 195 mijë shërbime radiologjike, janë kryer 90 mijë shërbime të dializës dhe plotë shërbime të tjera.

4. PARASHIKIMET DHE PRIORITETET NË JAVËT NË VIJIM

Do të monitorojmë situatën dhe mbikëqyrim zbatimin e masave. Do të punojmë ngushtë me komunat dhe me të gjitha grupet për të kërkuar bashkëpunim dhe respektim të masave. Me këtë rast dëshiroj të falënderoj qytetarët për respektimin e masave dhe i lus të respektojnë këshillat e mjekëve.

Institucionet shëndetësore do të mbesim të mobilizuara. Po përgatisim skenarët për masat e nevojshme për festat e fundvitit kur ka frekuentim më të madh të qytetarëve, përfshirë edhe ardhjen e bashkatdhetarëve.

Do të punojmë shumë në sigurimin sa më të shpejtë të vaksinën.

Na duhet mbështetja e secilit qytetar për të fituar këtë betejë.

Download WordPress Themes Free
Download WordPress Themes Free
Download Best WordPress Themes Free Download
Download WordPress Themes
lynda course free download
download coolpad firmware
Premium WordPress Themes Download
free online course
Previous Post

Mbi 3 milionë euro gjoba për qytetarët që s’respektuan masat anti-covid në 100 ditët e fundit

Next Post

462 raste të reja me koronavirus, 14 raste në Prizren

Next Post
609 raste me Covid 19 në Kosovë, 11 në Prizren

462 raste të reja me koronavirus, 14 raste në Prizren

Të Fundit

Kurti: Gjaku i Bunjakut s’do të humbë asnjëherë

Kurti: Gjaku i Bunjakut s’do të humbë asnjëherë

September 28, 2023
Rama: Ballkani i Hapur nuk na bashkon, as nuk na ndanë

Rama propozoi që KFOR-i ta kontrollojë veriun, Kurti: Policia e Kosovës përgjigjet e para

September 28, 2023
PE-ja përsërit thirrjen për liberalizim të vizave për Kosovën

Javën e ardhshme Parlamenti Evropian diskuton situatën në veri të Kosovës

September 28, 2023
I caktohet një muaj paraburgim njërit prej sulmuesve në veri

BE: S’mund të barazohen terroristët me viktimat e terrorizmit

September 28, 2023
TV Prizreni

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "tvprizreni.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 399
Marketing: +383 (0) 48 139 739
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kategoritë

  • ARGËTIM
  • EKONOMI
  • FAMILJE
  • LAJME
  • OPINIONE
  • PRIZRENI ME RAJON
  • RAJONI DHE BOTA
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • TEKNOLOGJI
  • VENDI

Të Fundit

Kurti: Gjaku i Bunjakut s’do të humbë asnjëherë

Kurti: Gjaku i Bunjakut s’do të humbë asnjëherë

September 28, 2023
Rama: Ballkani i Hapur nuk na bashkon, as nuk na ndanë

Rama propozoi që KFOR-i ta kontrollojë veriun, Kurti: Policia e Kosovës përgjigjet e para

September 28, 2023
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.