Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka bërë një gjest solidarizues, me turistët të cilës u detyruan të largoheshin nga atraksionet e vendit që ai drejton, për shkak të zjarreve masive.
Ai u ka ofruar atyre, një javë pushime falas në Rodhos, përcjell klankosova.tv.
Ky këmbim, turistëve që u detyruan të largoheshin nga ishulli grek, nga qeveria u dhurohet përgjatë vjeshtës së këtij viti, apo edhe në pranverë.
”Qeveria greke në bashkëpunim me pushtetin lokal do të ofrojë një javë pushime falas në ishullin Rodhos pranverën e ardhshme ose në vjeshtë, për të gjithë turistët që humbën pushimet për shkak të zjarreve”.
”Rodhos sot është më mikpritës se kurrë, situatës në ishull është kthyer në normalitet”, ka deklaruar Mitsotakis për kanalin televiziv britanik ITV.