LAJME

Kryediplomatja e Finlandës arrin në Kosovë, pritet nga ministrja Gërvalla

Kryediplomatja e Finlandës arrin në Kosovë, pritet nga ministrja Gërvalla
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Shtator 2024, 10:44

Ministrja e Jashtme e Finlandës, Elina Valtonen ka arritur në Kosovë. Ajo është pritur në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”, nga ministrja e Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla dhe ambasadori i Finlandës, Matti Nissinen.

Fotografitë nga ardhja e ministres finlandeze i ka publikuar Ambasada e Finlandës në Kosovë. Gjatë kësaj vizite Valtonen do të ketë takime me drejtues të institucioneve të Kosovës.

Ajo fillimisht do të pritet nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ku pas takimit do të mbahet konferenca për media.

Ndërkaq në orën 15:00, Valtonen do të pritet në një takim nga kryeministri Albin Kurti.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika