Kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas, ka shprehur mbështetjen e saj për Ukrainën, pas një përplasjeje të ashpër midis presidentit amerikan, Donald Trump dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë, duke theksuar se Ukraina është Evropë.
Kryediplomatja e BE-së, Kallas: Ukraina është Evropë, sot u bë e qartë se bota e lirë ka nevojë për një lider të ri

“Ukraina është Evropë! Ne qëndrojmë pranë Ukrainës. Ne do të shtojmë mbështetjen tonë për Ukrainën në mënyrë që ata të vazhdojnë të luftojnë kundër agresorit. Sot u bë e qartë se bota e lirë ka nevojë për një lider të ri. Na takon neve, evropianëve, ta përballojmë këtë sfidë”, ka shkruar ajo.
Gjatë takimit, Trump akuzoi Zelenskyn për mosmirënjohje dhe kërkoi që Ukraina të bënte lëshime ndaj Rusisë për të arritur paqen, ndërsa Zelensky refuzoi, duke përmendur krimet e luftës të kryera nga Rusia dhe duke theksuar se kompromisi ishte i pamundur. Si rezultat, konferenca e planifikuar për shtyp u anulua dhe marrëveshja e propozuar për mineralet e rralla midis SHBA-së dhe Ukrainës nuk u nënshkrua.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Traseja kalon nëpër malësinë e Tetovës dhe lidhet me tunel drejt Prizrenit

Trusti me rekord historik, 312 milionë euro fitim nga investimet në gjashtë muaj

FSK gati për misionin në Gaza, katër pjesëtarë i bashkohen shtabit të misionit

