Kryediplomati gjerman, Johann Wadephul, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, ka mbajtur një konferencë për media ku ka theksuar rëndësinë e zgjerimit të Bashkimit Evropian, duke e cilësuar atë si “një urgjencë gjeopolitike”.
Kryediplomati gjerman, Wadephul: Zgjerimi i BE-së, urgjencë gjeopolitike – Kosova sa më shpejtë të ketë qeveri

Wadephul ka deklaruar se procesi i zgjerimit të BE-së ka hyrë në një fazë të re dhe më të favorshme, ndërsa ka vlerësuar zhvillimet në Kosovë që nga përfundimi i luftës e deri te shpallja e pavarësisë.
“Zgjerimi i BE’së është një urgjencë gjeopolitike. Për herë të parë prej shumë vitesh ka një perspektivë realiste. Zhvillimi i Kosovës që nga përfundimi i luftës dhe nga pavarësia është një histori e vërtetë suksesi. Për shumëkënd në rajon, Kosova është simbol i demokracisë dhe i një shoqërie të fortë civile, në mënyrë që ky sukses të vazhdojë, Kosovës i duhet që sa më shpejtë të ketë një qeveri të aftë për veprim si nga brenda ashtu edhe nga jashtë”, ka thënë ai./Sinjali
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

QKMK njofton për bllokim të mundshëm në Jarinjë nesër – këshillohet kujdes në qarkullim

Reforma për maturën në Kosovë, standarde më të larta dhe dënime më të ashpra për kopjim

Koha kur Vedat Muriqi mori rrogën e parë 50 euro me insistimin e Sinan Osmanit

