KRU “Hidroregjioni Jugor” në Prizren, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se pas informatave të pranuara për bllokimin e kanalizimit në fshatin Dragobil, puntorët e seksionit të operativës në KRU “Hidroregjioni Jugor”, kanë intervenuar menjëherë dhe kanë arritur të zhbllokojnë kanalizimin.
Tutje, në njoftim theksohet se ekipet përkatëse, gjatë intervenimit, kanë hasur në një numër të madh të mjeteve të ndryshme të hedhura në kanalizim.






