Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren, përmes një postimi në Facebook, u ka bërë thirrje të gjithë konsumatorëve që të kryejnë pagesat e rregullta mujore për shërbimet e ujësjellësit.
“Pagesa e faturave është thelbësore për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe realizimin e investimeve afatgjate për një furnizim më të mirë me ujë. Kompania është duke ndërmarrë veprimet e mëposhtme për inkasimin e borxheve të papaguara:
- Dërgimi i rasteve tek Përmbaruesi Privat.
- Shkyçja nga shërbimi për konsumatorët që nuk kryejnë pagesat”, shkruan “Hidroregjioni Jugor”.





