LAJME

KRU “Hidroregjioni Jugor” shkyç nga rrjeti i ujësjellësit 19 lidhje ilegale në Prizren e Suharekë

KRU “Hidroregjioni Jugor” shkyç nga rrjeti i ujësjellësit 19 lidhje ilegale në Prizren e Suharekë
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Tetor 2025, 13:02

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se gjatë kësaj jave ekipe të Inspektoratit të Kompanisë, kanë identifikuar dhe shkyçur nga rrjeti i ujësjellësit 19 lidhje ilegale nga konsumatorët e papërgjegjshëm.

Ndër to 14 lidhje ilegale të ujit janë identifikuar në Prizren dhe 5 të tjera në Suharekë.

Sipas njoftimit, aksioni për identifikimin e lidhjeve ilegale do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Ndërkaq, bëhet e ditur se ndaj të gjitha rasteve të evidentuara do të merren masat ligjore.

“Apelojmë tek të gjithë konsumatorët të respektojnë rregullat dhe të shmangin veprimet e jashtëligjshme, të cilat dëmtojnë furnizimin e drejtë dhe të rregullt me ujë për qytetarët tanë”, thuhet në njoftim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika