LAJME

KRU “Hidroregjioni jugor” njofton vendet që do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë në stacionin e pompave “Sozi” të Nashecit

KRU “Hidroregjioni jugor” njofton vendet që do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë në stacionin e pompave “Sozi” të Nashecit
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Korrik 2024, 17:44

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni jugor” në Prizren, përmes një komunikate për media, ka njoftuar se cilat janë fshatrat që do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes në stacionin e pompave “Sozi” në Nashec, për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike.

KRU “Hidroregjioni jugor” ka bërë të ditur se me rikthimin e energjisë elektrike, do të rikthehet edhe furnizimi i rregullt me ujë të pijes.

Njoftimi i plotë:

“Të nderuar konusmatorë, KRU “Hidroregjioni Jugor” SH. A – Prizren, ju njofton se për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike do të paraqitet problem me furnizimin e rregullt me ujë të pijes në stacionin e pompave “SOZI” Nashec, zonat të cilat do të afektohen nga ndërprerja e furnizimit me ujë janë fshati Planej, Gorozhup, Mile, Mazrek, Gjonaj, Grazhdanik, Nashec, Tupec, Atmaxhë, Kobaj, Vlashnje, Kojushë dhe një pjesë e qytetit të rrugës së Nashecit.

Me rastin e rikthimit të energjisë elektrike, do të rikthehet furnizimi i rregullt me ujë të pijes.”, thuhet në njoftimin e “Hidroregjionit jugor”./TVPrizreni/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika