Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” sh.a – Prizren, përmes një njoftimi dërguar mediave, ju njofton se më datën 24.09.2021 prej orës 11:00 deri në ora 15:00, në bazë të njoftimit për ndërprerje të energjisë elektrike nga ana e KEDS-it, ku paraqitet problem me furnizim me energji elektrike tek Stacioni i pompave në Vërmicë dhe pa ujë të pijes do të mbesin këto zona:
- Fshati Vërmicë,
- Fshati Zhur,
- Fshati Dobrusht,
- Fshati Shkozë,
- Pika Kufitare Morinë.
Me rastin e lëshuarjes së energjisë elektrike, do të rikthehet edhe furnizimi i rregullt me ujë të pijes, – thuhet në njoftim.