KRU “Hidroregjioni Jugor” nënshkruan marrëveshje financiare me Komunën e Suharekës për rehabilitimin dhe zgjerimin e rrjetit të ujësjellësit në disa rrugë
KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A., në bashkëpunim dhe marrëveshje të drejtpërdrejtë financiare me Komunën e Suharekës, ka nënshkruar kontratën për rehabilitimin dhe zgjerimin e rrjetit të ujësjellësit, duke përfshirë edhe vendosjen e ujëmatësve jashtë pronës private në këto rrugë:
Rr. Brigada 123
Rr. Hajdin Berisha
Rr. Kenan Halimi
Rr. Asllan Ukë Gashi
Sipas njoftimit të KRU-së, ky investim i përbashkët siguron:
Përmirësim të dukshëm të infrastrukturës ekzistuese të ujit të pijshëm
Rritje të efikasitetit dhe ulje të humbjeve teknike
Shërbim më të qëndrueshëm dhe më cilësor për banorët
Modernizim të rrjetit dhe mbrojtje më të mirë të shëndetit publik
“Hidroregjioni Jugor” njofton se vlera e kontratës është 314,083.00 €
“Ky projekt dëshmon angazhimin tonë të vazhdueshëm për të investuar në zhvillimin e rrjetit të ujësjellësit dhe për të ofruar shërbime më të sigurta e cilësore për komunitetin”, shkruan në njoftimin e kësaj kompanie.
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.