LAJME

KRU “Hidroregjioni Jugor” në Prizren shpall konkurs publik për kryeshef ekzekutiv

KRU “Hidroregjioni Jugor” në Prizren shpall konkurs publik për kryeshef ekzekutiv
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Shkurt 2024, 22:54

KRU “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka shpallur konkurs publik për pozitën e kryeshefit ekzekutiv.

Kandidatët potencial kërkohet të plotësojnë kushtet e përgjithshme që i përkasin kualifikimit dhe përshtatshmërisë profesionale sipas nenit 17 të Ligjit 03/L – 087 për ndërmarrjet publike.

Përpos kushteve të përgjithshme kandidatët duhet të plotësojnë dhe këto kritere:

1.Kandidati duhet të ketë diplomë universitare në lëmin e administrimit të biznesit, ekonomisë, financave, inxhinierisë, juridik apo nga fushë-veprimtaria e ndërmarrjes;

2.Diplomat nga universitetet jashtë vendit duhet të jenë të nostrifikuara;

3.Të ketë së paku 5 vjet përvojë pune në menaxhim;

4.Të ketë integritet të lartë moral e profesional;

5.Të ketë aftësi të dëshmuara në menaxhim

6.Njohja e gjuhëve të huaja është përparësi;

7.Të mos jetë i dënuar ose nën hetime

Për më shumë detaje rreth konkursit këtu.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika