KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar konsumatorët e fshatit Brezne për shkaqet pse ditëve të fundit në vazhdimësi është duke rënë sasia e ujit në burimin nga ku fshati furnizohet me ujë.
KRU “Hidroregjioni Jugor” me njoftim për banorët e fshatit Brezne

Sipas njoftimit të KRU-së, e gjithë sasia e ujit është duke u bartur përmes pompave në bazen, por sasia ekzistuese e ujit është shumë e paktë për nevojat e banorëve të fshatit.
“Jemi duke u angazhuar që pjesën ekzistuese të ujit që vjen në burim ta shpërndajmë proporcionalisht në të gjitha lagjet e fshatit në mënyrë që çdo konsumatorë të furnizohet me ujë nga sasia ekzistuese e ujit. Kërkojmë nga ju që ta kurseni ujin maksimalisht në mënyrë që të gjithë konsumatorët të furnizohen sado pak me ujë për nevojat e tyre ditore. E kuptojmë shqetësimin tuaj për mungesë të ujit, por kjo gjë nuk mvaret nga ne, mvaret nga sasia e ujit të burimit nga ku furnizohet fshati”, shkruan në njoftim.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

