Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka njoftuar se gjatë aksionit javor të ekipeve të inspektoratit të kompanisë, janë identifikuar dhe shkyçur 21 lidhje ilegale nga rrjeti i ujësjellësit, të realizuara nga konsumatorë të papërgjegjshëm:
Prizren – 15 lidhje ilegale
Suharekë – 5 lidhje ilegale
Malishevë – 1 lidhje ilegale
Tutje, “Hidroregjioni Jugor” bën të ditur se aksioni për identifikimin e lidhjeve ilegale do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, ndërsa theksohet përsëri se të gjitha rastet e evidentuara do të trajtohen me masa ligjore.
“Apelojmë tek të gjithë konsumatorët që të respektojnë rregullat dhe të shmangin veprimet e jashtëligjshme, të cilat dëmtojnë furnizimin e drejtë dhe të rregullt me ujë për të gjithë qytetarët”, përfundon KRU “Hidroregjoni Jugor”.
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.