Gjatë aksionit javor të ekipeve të inspektoratit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren, bëhet e ditur se janë identifikuar dhe shkyçur nga rrjeti i ujësjellësit 25 lidhje ilegale të realizuara nga konsumatorët e papërgjegjshëm.
- Prizren – 18 lidhje ilegale
- Suharekë – 5 lidhje ilegale
- Malishevë – 2 lidhje ilegale
Tutje, “Hidroregjioni Jugor” u ka bërë apel qytetarëve që të shmangin veprimet e jashtëligjshme, të cilat dëmtojnë furnizimin e drejtë dhe të rregullt me ujë për të gjithë.
“Aksioni për identifikimin e lidhjeve ilegale do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Ndaj të gjitha rasteve të evidentuara do të merren masat ligjore. Apelojmë tek të gjithë konsumatorët të respektojnë rregullat dhe të shmangin veprimet e jashtëligjshme, të cilat dëmtojnë furnizimin e drejtë dhe të rregullt me ujë për qytetarët tanë.”, shkruan në njoftimin e KRU “Hidroregjioni Jugor”.