KRU “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka njoftuar se ekipet e inspektoratit të kompanisë janë duke vazhduar aktivitetet në gjithë zonën e shërbimit.
Sipas njoftimit, aktivitetet sot kanë vazhduar edhe në lagjen “Bajram Curri”, kanë hasur edhe shumë keqpërdorues, duke shtuar se kanë identifikuar mbi gjashtë lidhje ilegale.
Tutje, “Hidroregjioni Jugor” ka theksuar se veprime të tilla janë në kundërshtim me ligjin dhe dëmtojnë drejtpërdrejt furnizimin e qëndrueshëm me ujë për gjithë qytetarët.





