LAJME

KRU “Hidroregjioni jugor”, hap qendrën e thirrjeve pa pagesë për konsumatorë

KRU “Hidroregjioni jugor”, hap qendrën e thirrjeve pa pagesë për konsumatorë
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Shkurt 2024, 17:35

Përmes një komunikate, KRU ” Hidroregjioni jugor”, njofton konsumatorët e vet se nga dita e sotme ka hapur qendën e thirrjeve pa pagesë 24 orë, për shërbime të ndryshme dhe informacioneve që shprehin interesim konsumatorët.

” Konsumatorë të nderuar,  nga sot është funksionalizuar

QENDRA E THIRRJEVE

Qendra e Thirrjeve punon pa ndërprerë 24 orë në ditë.

Numri kontaktues PA PAGESË është 0800 44 000 , në këtë Qendër mund të kërkoni informacione edhe nëpërmjet postës elektronike në adresën konsumatori@hidroregjioni-jugor.com   apo përmes web-faqes www.hidroregjioni-jugor.com

Përmes thirrjeve në këtë Qendër mund të informoheni për:

• – Borxhin tuaj

• – Faturën mujore

• – Orarin e punimeve në rrjet

• – Procedurën e shërbimeve

• – Aplikacionin FATURA ONLINE.

Po ashtu mund të paraqitni:

• – Denoncim

• – Prishje dhe

• – Ndonjë informatë tjetër.”, thuhet në fund të kësaj komunikate.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika