KRU “Hidroregjioni Jugor” njofton se ekipet e kompanisë janë duke zhvilluar aksionin për shkyçje nga rrjeti i ujësjellësit për të gjithë konsumatorët që kanë borxhe të pashlyera mbi 200€.
“Ky veprim është i domosdoshëm për të siguruar funksionimin e rregullt të sistemit të furnizimit me ujë dhe për të garantuar cilësi të shërbimeve për të gjithë konsumatorët”, shkruan në njoftim.
Tutje, “Hidroregjioni Jugor” ka ftuar të gjithë konsumatorët me detyrime të papaguara që të paraqiten në sportelet e kompanisë sa më shpejt dhe të kryejnë pagesat ose të rregullojnë borxhin përmes marrëveshjeve me këste, me qëllim që të shmangin shkyçjen nga rrjeti.
“Gjithashtu, ju njoftojmë se rastet e konsumatorëve që nuk i kryejnë pagesat e obliguara do të procedohen edhe në procedurë përmbarimore, sipas legjislacionit në fuqi”, njofton “Hidroregjioni Jugor”.