LAJME

KRU “Hidroregjioni jugor” apelon tek qytetarët për moskeqpërdorim të ujit

KRU “Hidroregjioni jugor” apelon tek qytetarët për moskeqpërdorim të ujit
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Korrik 2023, 09:31

KRU “Hidroregjioni jugor” si pasojë e temperaturave të larta që po mbizotërojnë në vendin tonë, ka apeluar tek qytetarët e komunës së Prizrenit për moskeqpërdorim të ujit.

Disa prej hapave që hidroregjioni këshillon qytetarët që të mos ketë reduktime të ujit janë si përdorimi i përgjegjshëm i ujit për nevoja shtëpiake, ndërprerja e përdorimit të ujit për pastrimin e trotuareve, oborreve, në ujitjen e bimëve dhe kopshteve.

“Kudo që vëreni keqpërdorim të ujit na njoftoni në numrat tonë të telefonit që i posedoni në faturën e ujit. Çdo keqpërdorues që do të haset në teren nga kontrollat tona,do të ndeshet me gjoba dhe do të procesohet në Gjykatë”, thuhet në fund të njoftimit nga Hidroregjioni jugor.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika