Zeljko Badza, polic serb gjatë kohës së luftës, i cili u shpërngul në Australi, është akuzuar për vrasjen e shtatë civilëve në 1991, përfshirë gjyshin e kapitenit të ekipit kombëtar kroat të futbollit, Luka Modriq.Zyra e prokurorit shtetëror të qarkut në Split tha të enjten se ka ngritur një aktakuzë që akuzon Zeljko Badza, tani 63 vjeç, për krime lufte për vrasjen e shtatë civilëve në territorin e pushtuar nga rebelët serbë pranë qytetit të Zadarit në vitin 1991.Viktimat përfshinin gjyshin e kapitenit të ekipit kombëtar kroat të futbollit dhe lojtarit të Real Madrid, Luka Modriq.
Gjyshi i Modriq, 61-vjeçari Luka Modriq, pas të cilit u emërua futbollisti, u vra më 18 dhjetor 1991 pranë fshatit Meki Doci, afër qytetit të Zaton Obrovacki.Sipas aktakuzës, Badza shërbeu si komandant i një toge speciale dhe ishte anëtar i një njësie paraushtarake serbe në qytetin Obrovac.Badza dhe anëtarë të paidentifikuar të njësisë u ndeshën me Modriq, i cili po kulloste dhi pranë shtëpisë së tij, ku e qëlluan dhe vranë pa ndonjë arsye.Më pas, ata kishin shkuar me makinë në fshatin Meki Doci, duke hapur zjarr mbi civilët që hasën gjatë rrugës dhe shkaktuan vdekjen e gjashtë personave të moshës 60 vjeç e lart.
Badza u transferua në Australi dhjetë vjet më parë. Marrja e tij në pyetje në Australi ishte kërkuar por nuk ishte dhënë, ai aktualisht nuk është i disponueshëm për autoritetet gjyqësore kroate.





