Ministri i Jashtëm Kroat, Gordan Grlić Radman hjatë qëndrimit në Kosovë ka njoftuar se Kroacia do t’i dhurojë Kosovës 10 mijë vaksina antiCOVID.
Kroacia i dhuron Kosovës 10 mijë vaksina antiCovid

Gordan Grlić Radman ghatë takimit me homologen Donika Gërvalla ka thënë se kjo vizitë do t’i shërbejë përmirësimit të marrëdhënieve mes të dyja vendeve.“Kroacia dhe Kosova siç tha edhe ministrja janë vende tradicionalisht mike që kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme mes vete.
Sot kam nder që me stafin tim të jem këtu në Kosovë. Kjo vizitë do të shërbejë për intensifikimin e marrëdhënieve.
Nuk duhet të harrojmë faktin se pikërisht Kroacia ishte një nga vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës, dhe për këtë jemi shumë krenarë. Kam informuar ministren për vendimin e Kroacisë për dhurimin e 10 mijë vaksinave për luftimin e pandemisë. E di që kjo do të jetë e rëndësishme për jetën e qytetarëve të Kosovës”, u shpreh ndër të tjera ai.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

