Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq ka thënë se shteti i Kroacisë do të dërgojë rreth 150 ushtarë në Kosovë.
Ky vendim do merret në kuadër të forcave paqeruajtëse të NATO-s.
Sipas Milanoviq kjo gjë nuk duhet të merret si provokim për serbët pasi që është e drejta e këtij shteti.
“Ne kemi një kohë të re para nesh. Për disa ditë, 150 ushtarë tanë do të shkojnë në Kosovë. Kjo i shqetëson fqinjët tanë, megjithëse nuk ka për qëllim t’i shqetësojë ata, nuk synon një provokim, është e drejta jonë. Ne marrim pjesë në të dhe do të sillemi në atë mënyrë,” tha Milanoviq raporton index.hr, transmeton KlanKosova.tv.
Shtimin e trupave ushtarake kroate e ka konfirmuar edhe Ministri i Jashtëm, Gordan Gërliq-Radman.