- Reklama -

Kroacia brenda një viti lëshoi mbi 100 mijë leje pune për të huajt, qytetarët nga Kosova një nga përfituesit më të mëdhenj

Kroacia këtë vit ka lëshuar më shumë se 100 mijë leje pune për punëtorët e huaj dhe arsyeja për këtë janë ndryshimet e mëdha demografike që po kalon, dalja e fuqisë punëtore, por edhe rritja ekonomike.

Bazuar në një anketë të kryer nga PickJob, ka pasur një rritje mjaft të dukshme të numrit të kërkesave për leje pune për punëtorët e huaj.

- Reklama -

“Në tre vjetët e fundit ka pasur një rritje mjaft të dukshme të numrit të kërkesave për leje pune për punëtorët e huaj. Punëtorët nga vendet e largëta vijnë kryesisht përmes agjencive. Në Kroaci vijnë punëtorë me kualifikim të lartë, por edhe punëtorë me kualifikim të ulët, nga të cilët ka më së shumti”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Kompania PickJobs thotë se punëtorët në industritë e shërbimeve, kryesisht në turizëm dhe hoteleri, e ata të ndërtimit janë shumë të kërkuar. Gjithashtu të kërkuar janë edhe punëtorët në bujqësi dhe punët sezonale.

Kroacia dominohet nga të huajt që vijnë nga vendet fqinje, por ka gjithnjë e më shumë njerëz që vijnë nga vendet aziatike, Ukraina dhe Filipinet.

Hulumtimi për punësimin e punëtorëve të huaj arriti në përfundimin se akomodimi për ta po përmirësohet çdo vit dhe se gjithnjë e më shumë kompani ofrojnë një vakt të ngrohtë.

“Punëdhënësit ende hasin disa pengesa. Pritja e gjatë për marrjen e lejes së qëndrimit dhe puna gjatë muajt e verës është problem për punëdhënësit që kanë nevojë për punëtorë, por edhe për punëtorët që largohen nga puna”, përfundon hulumtimi.

Numri më i madh i lejeve të punës brenda këtij viti janë dhënë për qytetarët e Kosovës, Bosnjës e Hercegovinës, Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Nepalit.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort