LAJME

KRMM ”Ekoregjioni” në Prizren njofton se nuk do të bëhet grumbullimi i mbeturinave për festën e Fitër Bajramit

KRMM ”Ekoregjioni” në Prizren njofton se nuk do të bëhet grumbullimi i mbeturinave për festën e Fitër Bajramit
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Prill 2024, 15:35

Kompania Rajonale për Menaxhimin e Mbeturinave ”Ekoregjioni” në Prizren ka njoftuar qytetarët se për nder të festës së Fitër Bajramit, nuk do të ofrohen shërbimet për grumbullimin e mbeturinave sipas planit dinamik të shërbimit në datën 10.04.2024.

Nga KRMM ”Ekoregjioni kanë bërë të ditur se grumbullimi i mbeturinave do të kryhet të shtunën më datë 13.04.2024.

Ky ndryshim i planit, sipas tyre, do të vlejë vetëm për festën e Fitër Bajramit, ndërkaq nga java e ardhshme shërbimi do të vazhdojë sipas planit dinamik të shërbimit./TVPrizreni/

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika