LAJME

Kriza në Ukrainë, Kurti tregon se çka diskutuan mbrëmë në Këshill të Sigurisë

Kriza në Ukrainë, Kurti tregon se çka diskutuan mbrëmë në Këshill të Sigurisë
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Shkurt 2022, 11:06

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se mbrëmë ka mbledhur Këshillin e Sigurisë, për shkak të zhvillimeve të fundit në mes të Rusisë dhe Ukrainës.

Ai tha se me ministrat dhe drejtuesit e institucioneve të sigurisë kanë diskutuar për situatën aktuale dhe mundësinë që pasojat e kësaj lufte mund ta prekin edhe Kosovën.

“Duke qenë se jemi të brengosur me ndikimin që mund të ketë kjo luftë e re , shumë e madhe me pasoja tashmë tragjike edhe në rajonin tonë e posaçërisht në Republikën e Kosovës, mbrëmë kemi mbajtur edhe një mbledhje të Këshillit të Sigurisë, ku me disa prej ministrave dhe drejtues të institucioneve tona të sigurisë, kemi vlerësuar, analizuar dhe diskutuar për situatën aktuale , për masat që duhet t’i ndërmarrim në mënyrë që orientimi ynë evropian dhe euro-atlantik të jetë në nivelin dhe intensitetin më të mundshëm”, ka thënë ai.
Ndërkohë, fillimin e sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës, Kurti i ka cilësuar si tronditëse.

“Sot është një ditë tronditëse dhe tragjike për Evropën dhe jo vetëm, meqenëse sot i gjithë kontinentit ynë por edhe me gjëra janë zgjuar me lajmin e trisht të invazionit rus në Ukrainë që paraqet agresionin më të madh ushtarak që pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Qeveria e Kosovës është duke bashkëpunuar me BE-në, NATO-n, ShBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë që të jemi bashkë, për paqe, siguri, mbrojtje të demokracisë dhe lirisë”, tha më tutje Kurti në seancën e Kuvendit të Kosovës./FrontOnline

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika