Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se ka kërkuar nga ministria e Energjisë që të vlerësojë çdo mundësi ndihme për Qeverinë e Kosovës, lidhur me krizën energjetike me të cilën po përballet vendi ynë.
“Duke e ndjekur me shqetësim krizën e rëndë energjetike që ka prekur Kosovën kërkova sot nga ministria e Energjisë të vlerësojë çdo mundësi ndihme për qeverinë e Kosovës, që familjeve në Kosovë të mos u mungojë energjia elektrike në dy ditët e festës popullore të ndarjes së viteve!”, ka shkruar Rama në Twitter.





