LAJME

Kritikohen punimet infrastrukturore për akses të personave me nevoja të veçanta

Kritikohen punimet infrastrukturore për akses të personave me nevoja të veçanta
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Shkurt 2023, 11:14

Pjesëtarë të shoqërisë civile në Prizren, të hënën kanë reaguar në rrjete sociale për punimet infrastrukturore për zëvëndësmin e kubëzave në afërsi të Shtëpisë së Bardhë, ku sipas tyre, nuk po kryhen punime që mudnësojnë akses të personave më nevoja të veçanta.

Ata kërkojnë nga organet kompetente komunale që të intervenohet në rregullimin sa më të përshtatshëm të zonave ku parashihet lëvizja e personave me nevoja të veçanta.

Ndryshe, edhe organizatat që i shërbejnë interesave të kësaj kategorie shoqërore, para fillimit të punimeve infrastrukturore në fillim të vitit të kaluar, kanë deklaruar se përveç pengesave ekzistuese me të cilat përballen personate me nevoja të veçanta, atyre iu krijohen edhe vështirësi të tjera me projekte të reja, dhe se sipas tyre, duhet të merren parasysh kërkesat e tyre, gjë që po duket se nuk po respektohet.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika