Bashkatdhetarët të cilët qëndruan në Kosovë për festat e fundvitit tashmë kanë filluar të kthehen në vendet ku ata jetojnë dhe veprojnë.
Gjendja në vendkalimet kufitare raportohet të jetë e qetë, ndërsa në pikën kufitare të dhënat e fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar tregojnë se kanë nisur të krijohen kolona.
Te Dheu i Bardhë qytetarët po presin deri në 30 minuta, kolonat arrijnë deri 100 metra.





