LAJME

Kreu vrasje 10 vjet më parë dhe iku, kosovari arrestohet në Belgjikë

Kreu vrasje 10 vjet më parë dhe iku, kosovari arrestohet në Belgjikë
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Janar 2022, 08:49

Një i dyshuar që kishte kryer vrasje gati 10 vjet më parë në Junik, e më pas kishte ikur, është arrestuar në Belgjikë dhe dje i është dorëzuar autoriteteve të Kosovës.

Rasti ka ndodhur më 16 maj 2012.

“Mahalla Qok, Junik 16.05.2012 – 14:25. Me 26.01.2022 lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull  kosovar i cili kishte bërë vrasje të rëndë dhe ishte arratisur nga Kosova. I dyshuari është arrestuar në Belgjikë dhe sot i është dorëzuar autoriteteve të Kosovës. Me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje”, njofton policia.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika