Mjekët kosovarë po protestojnë sot para MSH-së për shkak të sipas tyre, neglizhencës së ministrit Vitia ndaj punëtorëve shëndetësorë.Kreu i sindikatës së mjekëve, Blerim Syla, foli para mediave, duke hedhur kritika të shumta ndaj ministrit të shëndetësisë, ku tha se ky i fundit injoroi çdo mjek e çdo infermier, përcjell GazetaBlic.
Kreu i sindikatës së mjekëve, Syla: Arben Vitia neglizhent, injoroi çdo mjek, infermier e punëtor shëndetësor

“Nga këtu, përmes mediave, i bëj thirrje ministrit Vitia, që të kthejë sytë nga punëtorët. Ai u tregua neglizhent.
Injoroi çdo mjek e çdo infermier. Kjo është arsyeja pse po protestojmë. Kjo nuk do të jetë e vetmja e ditës, pasi edhe nga ora 13:00 do të jemi para kryeministrisë. Thjesht duam të përçojmë mesazh tek ai”, tha ndër të tjera Syla.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

