Home LAJME Krerët e shtetit zotohen se do të ruajnë aleancat me miqtë që qëndruan krah Kosovës para dhe pas pavarësisë

Krerët e shtetit zotohen se do të ruajnë aleancat me miqtë që qëndruan krah Kosovës para dhe pas pavarësisë

0
Krerët e shtetit zotohen se do të ruajnë aleancat me miqtë që qëndruan krah Kosovës para dhe pas pavarësisë

Tre krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryekuvendari Glauk Konjufca në pritjen shtetërore për 16 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, janë zotuar për ruajtjen e aleancave me miqtë dhe aleatët që qëndruan krah Kosovës në rrugëtimin e gjatë  drejt lirisë dhe pavarësisë.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti  ka thënë se shteti i Kosovës mund të ecë përpara dhe i sigurt vetëm me miq dhe aleatë.

Kurti tha se sikur në ditët e çlirimit, ashtu edhe në shpalljen e pavarësisë e deri më tani në përvjetorin e 16-të të shtetësisë, Kosovës i kanë qëndruar pranë miq dhe aleatë. Ai këtu përmendi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet aleate në Evropë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Shefi i ekzekutivit tha se mund ti dalin zot vendit vetëm me miq të fortë dhe aleatë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“Sikur në ditët e çlirimit, në qershor 1999, ashtu edhe në ditën e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, sikurse edhe sot, në ditëlindjen e 16-të të Republikës sonë të pavarur, Kosovës i kanë qëndruar pranë miq dhe aleatë që udhëtuan bashkë me ne dhe krah nesh, si në kohë të vështira, ashtu edhe në momente festive e përkujtimi sikurse sot. Si dikur më 1999, si atëherë më 2008, si sot më 2024, Kosova ka qenë, është dhe do të mbetet e palëkundur në rrugëtimin e saj bashkë dhe krahas me miq dhe aleatë amerikanë, që ndonëse nga përtej Atlantikut, janë afër dhe evropianë të kontinentit tonë të përbashkët. Me miq dhe aleatë ne jemi më të fortë dhe më të sigurtë. Bashkë kemi ardhur deri këtu dhe bashkë do të vazhdojmë edhe më tutje për të përparuar për atje ku jemi nisur, në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Vetëm kështu me miq të fortë dhe aleatë, Kosovë ne kështu të dalim zot”, tha Kurti ndër të tjera në fjalimin e tij.

Ndërkaq,  presidentja e vendit, Vjosa Osmani ajo ka falënderuar NATO-n dhe Perëndimi që i doli zot Kosovës dhe ndalën gjenocidin serb mbi popullatën e Kosovës.

Osmani ka theksuar se siç kanë qenë aleatët të rëndësishëm kur Kosova përmbushi ëndrrën për liri e shtet, po aq të rëndësishëm janë aleatët edhe sot.

“Po aq sa ishin aleatët të rëndësishëm aleatët kur ne përmbushëm ëndrrën për liri e shtet, po kaq të rëndësishëm janë edhe sot derisa angazhohemi e punojmë për ta mbrojtur lirinë, shtetin e të ardhmen tonë. Në këto kohë sfiduese për Evropën dhe botën, vetëm bashkë mund t’iu dalim në ballë të gjitha sfidave”, ka thënë Osmani.

“Themelet e Kosovës qëndrojnë mbi përkushtimin ndaj parimeve demokratike dhe shtetit të së drejtës. Kemi punuar të ndërtojmë institucione që reflektojnë këto vlera”, ka shtuar tutje Osmani.

Presidentja ka deklaruar se Kosova e meriton vendin e saj në gjirin e botës euro-atlantike.

E kryeparlamentari, Glauk Konjufca, tha se çdo përvjetor i pavarësisë së vendit tonë, siç është edhe ky përvjetor, na bën krenarë si popull, që me sakrifica të panumërta, më shumë se shekullore ia dolëm që të triumfojmë mbi pushtimin serb.

Konjufca foli për mbështetjen e madhe të shtete aleate që i kanë dhënë Kosovës në rrugëtimin e saj të çlirimit dhe të shtetndërtimit, duke u shprehur gjithmonë mirënjohës ë përkrahjen ndaj vendit tonë.

“Në këtë ditë festimi, ne do të jemi përherë falënderues ndaj miqve dhe aleatëve tanë, në krye me SHBA-në dhe shtetet e rëndësishme të BE-së dhe vendet mike anembanë botës”, ka thënë kreu i Kuvendit të Kosovës. /Reporteri.net/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here