Home LAJME Krerët e shtetit bënë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz

Krerët e shtetit bënë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz

0
Krerët e shtetit bënë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me presidenten e vendit Vjosa Osmani Sadriu, Kryetarin e Kuvendi, Glauk Konjufca dhe anëtarë të kabinetit qeveritar, bëri sot homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në vazhdën e aktiviteteve për nder të 26-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kryeministri Kurti tha se në Prekazin heroik dhe historik kthehemi dhe rikthehemi, që të kujtojmë dhe përkujtojmë çmimin dhe rrënjët e lirisë, të cilën e gëzojmë.

“Të gjithë dhe secili duhet të vijnë në këtë vend, që të mos harrojmë dhe që të mos devijojmë. Që të mos e harrojmë të kaluarën dhe që të mos devijojmë drejt së ardhmes”, tha ai.

Duke çmuar lartë sakrificën, vetëflijimin e vetëmohimin e Jasharëve, kryeministri Kurti tha se Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare është në themelet e çlirimit të vendit tonë dhe se ajo paraqet edhe dhembje e krenari, por edhe besë dhe shpresë për shtetin dhe popullin tonë.

Lavdi Kryekomandantit Adem Jashari, Familjes Jashari, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të gjithë dëshmorëve e martirëve të kombit! Pas homazheve, Kryeministri Kurti së bashku me Presidenten Osmani-Sadriu, Kryeparlamentarin Konjufca dhe ministra të kabinetit qeveritar vizituan familjen Jashari, ku u pritën nga Rifat Jashari.

Deklarimi i plotë i Kryeministrit Kurti: Në Prekazin heroik dhe historik kthehemi dhe rikthehemi, që të kujtojmë dhe përkujtojmë çmimin dhe rrënjët e lirisë të cilën e gëzojmë. Të gjithë dhe secili duhet të vijnë në këtë vend, që të mos harrojmë dhe që të mos devijojmë.

Që të mos e harrojmë të kaluarën dhe që të mos devijojmë drejt së ardhmes. Vetë flijimi, sakrifica, vetëmohimi i Jasharëve, është Epope e Ushtrisë Çlirimtare në themelet e çlirimit të vendit tonë, e që paraqet edhe dhembje e krenari, por edhe besë dhe shpresë për shtetin dhe popullin tonë.

Me përkulje respekti dhe me ndjenjë admirimi, gjithnjë dhe përgjithmonë u jemi falënderues dhe mirënjohës Jasharëve.

Lavdi Kryekomandantit Adem Jashari, Familjes Jashari, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të gjithë dëshmorëve e martirëve të kombit!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here