Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiqi, bashkë me Igor Simiq e Milan Radojeviq sot kanë takuar të dërguarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, atë të Austrisë Johannes Eigner dhe ambasadorin gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.
Përfaqësuesit e Listës Serbe theksuan nevojën që urgjentisht të formohet Asociacionit në përputhje me marrëveshjen e Brukselit.






