Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Albert Zogaj dhe drejtori i Sekretariatit të KGJK-së, kanë vizituar Gjykatën Themelore në Mitrovicë.
Krerët e KGJK-së dhe SKGJK-së vizitojnë Gjykatën Themelore në Mitrovicë

Ata janë takuar me kryetarin e kësaj gjykate, Bekim Veliqi, gjyqtarët, administratoren dhe stafin administrativ, me të cilët diskutuan “për organizimin dhe mbarëvajtjen e punës pa ndërprerje në situatën aktuale”.
“Kryesuesi Zogaj dhe Drejtori Maliqi u siguruan nga nënkryetari Veliqi dhe administratorja, se gjykata është duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme për organizmin e procesit të punës në pajtim me aktet ligjore në fuqi. Zogaj siguroi se Këshilli është i vendosur për ofrimin e gjithë mbështetjes së nevojshme me qëllim që Gjykata Themelore në Mitrovicë të funksionojë edhe në rrethanat aktuale për ofrimin e shërbimeve për qytetarët”, thuhet në komunikatë.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Reagon Hodaj: Programi artistik i “Darkës së Lamës” u anulua në shenjë solidariteti me familjet e prekura nga tragjeditë në Gjonaj

Kurti udhëton drejt Francës, do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris

“Turp dhe skandal që aplikimi i Kosovës për BE po mbahet në sirtar”, eurodeputeti holandez kritikon bllokimin e procesit

