Kryetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi, ka uruar qytetarët për ndërrimin e motmoteve.
Krasniqi falënderoi profesionistët shëndetësorë, policët e mësimdhënësit për punën e tyre në një vit pandemik.
Tutje ai falënderoi sportistët dhe artistët për lartësimin e flamurit të Kosovës.
Krasniqi veçanërisht uroi ish-presidentin Hashim Thaqi dhe ish-kryetarin e partisë së tij, Kadri Veselin, si dhe ish-krerët tjerë të UÇK-së të cilët po mbahen në Hagë.
“Ndonëse padrejtësisht e presin të mbyllur ndërrimin e motmoteve, janë krenarë që populli i Kosovës feston i lirë”, u shpreh deputeti.
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.